Ukraina në avantazh të dyfishtë, Jarmolenko dhe Konopjanka dhurojnë spektakël (VIDEO)
Ukraina ka kaluar në avantazh në miqësoren që po luhet në Evian nga përfaqësueses sonë. Në minutën e 31-të, pas shumë rasteve të shpërdoruara, Jamolenko gjen mjaft mirë në hyrje të zonës, Konopjanka, i cili godet mjaft mirë me të djathtën, duke mposhtur portierin Berisha.
Pas 6 minutash do të ishte Jarmolenko që dhuron spektakël në zonë, duke shmangur disa nga mbrojtësit tanë dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
Kuqezinjtë kanë bërë një zëvendësim në pjesën e parë, pasi Ramadani ka rezistuar vetëm 45 minuta duke i lënë vendin Qakës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

