Ukraina një hap nga kualifikimi, mund Sllovakinë dhe merr pikët e para në EURO 2024

Ukraina është rikthyer me fitore në Euro 2024 teksa ka mposhtur 2-1 Sllovakinë. Sërish ndeshja nisi keq për ukrainasit, pasi Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 17 me anë të Schranz.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të sllovakëve, të cilët u dorëzuan më pas në të dytën. Shaparenko barazoi rezultatin në minutën e 54, ndërsa Yaremchuk e vulosi rezultatin në 2-1 në minutën e 80.

Ukraina ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Rumania dhe Sllovakia. Në ndeshjet e fundit në grup, Ukraina do të luajë me Belgjikën, ndërsa Sllovakia me Rumaninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?