Ukraina turpëron Shqipërinë në miqësore, humbja e dytë e rëndë brenda 5 ditësh (VIDEO)
Shqipëria nuk “ngre kokë” dhe pëson humbjen e dytë me rezultatin 1-4 në miqësoren e zhvilluar në Evian ndaj Ukrainës. Pas Kosovës, është Ukraina që i jep një leksion futbolli Kombëtares së drejtuar nga Kristian Panuçi, që duket si një ekip pa busull në fushën e lojës.
Ndeshja në fakt nisi mirë për kuqezinjtë që shfaqën sinjalet e para në minutën e 6-të me Lenjanin, dhe 5 minuta më pas me Mavrajn me një goditje me kokë. Në minutën e 25-të Ramadani detyrohet të lërë fushën për shkak dëmtimi dhe në vend të tij Panuçi aktivizoi mesfushorin Qaka.
Ukrain ndërkohë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të. Jarmolenko lëvizje mjaft mirë në zonë, paso për Konopjanka, i cili i vetëm përballë Berishës nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Ukraina shënoi edhe golin e qetësisë 5 minuta më pas me Jarmolenkon, i cili dhuron spetkakël brenda zonës. Në fundin e pjesës së parë Jarmolenko realizoi edhe golin e dytë personal.
Fraksioni i dytë është një ndeshje e mërzitshme, me zëvendësime të pakuptimta të Panuçit, ndërkohë që 8 minuta nga fundi Berisha bën një pritje spektakolare. Memolla (më i miri në fushë për tanët) dhe Gjimshiti pak sa nuk shënuan një autogol qesharak. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Emanuel Ndoj me një veprim të bukur brenda zonës, shënon një gol që ka vlera sa për statistika. Ukraina ndërkohhë kundërpërgjigjet menjëherë edhe golin e tretë me Konopiankën. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

