Ultrasit e Dortmundit i prishin gjumin lojtarëve të City-it në orën 2 të mëngjesit (VIDEO)
Futbollistët e Manchester City-it, janë detyruar që të zgjohen disa herë mbrëmjen para ndeshjes së kthimit ndaj Dortmundit. Ultrasit e verdhezinjve kanë shpërthyer fishekzjarrë në orët e vona të natës, duke u prishur gjumin para hotelit ku ishin akomoduar.
Sipas “Daily Mail” një bandë prej 17 ultrasish nisën shpërthimet e para në orën 02:45 tëmëngjesit, që bëri që stafi të kërkonte patrullim të policisë pranë hotelit. Më pas në orën 04:30 një grup ultrasish të tjerë u kthyen sërish përpara hotelit.