Ultrasit e Interit mesazh klubit: Skriniar nuk preket!

Milan Skriniar me shumë mundës nuk do të largohet te PSG, pasi zikaltërit humbën betejën me Juventusin për Bremer. Ultrasit zikaltër kanë publikuar një mesazh për presidentin Zhang me anë të një pankarte të shfaqur në zyrat e klubit.

“Pakte të qarta, miqësi e gjatë. Skriniar nuk preket”, lexohet në pankartën e “Curva Nord”, të cilët kërkojnë me çdo kusht qëndrimin e 27-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.

Populli interist është i shqetësuar, pasi klubi humbi në pak ditë dy objektiva si Bremer dhe Paulo Dybala, ndërkohë që tani i frikësohen humbjes së liderit të prapavijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Zhang ndërkohë humbi 255 milionë euro në një çështje gjyqësore kundër disa kreditorëve nga Hong Kongu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?