Umtiti dëmtohet menjëherë pas rikthimit në stërvitje te Barcelona

Vuajtjet për Samuel Umtiti nuk kanë të ndalur edhe në ditët e pandemisë së koronavirusit. Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i cili u rikthye në stërvitje në “Ciutat deportiva Joan Gamper” së bashku me shokët e tij, për të rigjetur formën sportive, i është ndalur që të ndalet për shkak të një dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë.

Ishte vetë klubi Blaugrana që përhapi lajmin, me një shënim në faqen e internetit. Umtiti, kampion bote me Francën në vitin 2018,ka pasur shumë dëmtime muskulore në sezonin e fundit.

Gjendja e tij do monitorohet ditë pas ditësh, por vështirë se mund të luajë sërish në fundin e këtij sezoni që pritet të jetë shumë intensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?