Umtiti huazohet nga Barcelona te ekipi ku luan Kastriot Dermaku
Samuel Umtiti është transferuar në Serie A. Qendërmbrojtësi francez është huazuar nga Barcelona te Lecce, ekip ku luan edhe Kastriot Dermaku, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Xavi ia kishte bërë të qartë Umtitit faktin që nuk e kishte në planet e së ardhmes dhe ky i fundit ka pranuar kalimin tek ekipi italian, që siguron një përforcim të rëndësishëm për objektivin mbijetesë.
Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin pa kushte të kampionit të botës. Pagën e tij (20 milionë euro bruto) do vazhdojë ta paguajë Barcelona, me Leccen që ka detyrimin e kalimit të disa shpërblimeve në arkën e katalanasve lidhur me paraqitjet e grumbulluara nga mbrojtësi.