Umtiti jashtë planeve të Barcelonës, ja ku mund të transferohet

Barcelona po mendon për merkaton edhe në dalje. 8 futbollistë janë në listën e largimeve, teksa mes tyre është edhe qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, kampion bote me Francën, i ditëlindjes 1993.

Sipas të përditshmes katalane Sport, francezi vlerësohet 50 milionë euro, por vështirë se do të ketë skuadra që do të ofrojnë kaq shumë për një lojtar që nuk ka treguar vazhdimësi të formës edhe për shkak të problemeve të shumta fizike.

Një alternativë është transferimi i Umtiti-së në Kinë apo në ligat arabe, ku mund të jenë të gatshëm ta shpenzojnë një shumë të tillë.

SHKARKO APP