“Unë nuk di asgjë”, babai i Messit zbarkon në Barcelonë për të qartësuar të ardhmen

Jorge Messi tashmë është në Barcelonë. Babai i Leo Messi zbarkoi këtë të mërkurë, herët në mëngjes, në aeroportin “El Prat”, ku një grup i madh gazetarësh tashmë e prisnin.

“Unë nuk di asgjë, djema” – ishte e vetmja gjë që tha Jorge Messi, ndërsa shmangu praninë e gazetarëve dhe hipi në një taksi. Duhet të mbahet mend se qëllimi i Messit është të largohet nga Barça përmes një zgjidhjeje konsensuale.

Takimi i nivelit të lartë midis Bartomeu dhe Jorge Messi do të jetë thelbësor për të sqaruar të ardhmen e “10” së Barçës. Ndërsa Manchester City pret që Messi të shkëputet nga Barça pa zhurmë dhe detyrime financiare e gjyqësore, presidenti Bartomeu vazhdon të shpresojë se mund ta bindë Leon të qëndrojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?