“Uniforma Ime” shkon në Korçë, Nuriu: Projekt që mbështet të gjithë fëmijët!

Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar me prezantimin e projektit “Uniforma Ime” në qytetin e Korçës. Ashtu sikurse në çdo qytet tjetër ku është lançuar tashmë ky projekt, prezentë kanë qenë shumë prindër e fëmijë, të cilët janë përfituesit direktë të këtij projekti, që do të marrin falas nga muaji shtator bazën materiale falas.

Të gjithë fëmijët që luajnë futboll, nga mosha U-7 në moshën U-19 do të përfitojnë një set veshjesh që në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes. I gjithë ky projekt kaq i madh, që ka si qëllim zhvillimin e futbollit të fëmijëve do të kushtojë 1 milionë euro dhe do të mbulohet totalisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për të prezantuar projektin “Uniforma Ime” në Korçë ishte i pranishëm Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky projekt ka si qëllim të ndihmojë të gjithë fëmijët dhe i uroi të jenë sa më pranë fushave të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Projekti “Uniforma Ime’’ i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit 1 milionë euro. Ky projekt është për të gjithë fëmijët nga mosha U-7 në moshën U-19 dhe krah projektit “100 Fusha“, ky projekt ndihmon të gjithë fëmijët që të luajnë futboll dhe ata që kanë mundësi, por edhe ata që nuk kanë mundësi. I uroj të gjithë fëmijët të rriten të shëndetshëm, të mësojnë futboll dhe nesër t’i shikojmë sa pranë futbollit”– tha në fjalën e tij Zv.Presidenti Nuriu.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pranishëm në Korçë ishte edhe Teodor Vaso, legjenda e futbollit korçar dhe ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, i cili e konsideroi këtë moment si mjaft të rëndësishëm që ndihmon fëmijët që nuk kanë mundësi të pajisen me uniforma dhe falenderoi FSHF-në për këtë angazhim që rrit cilësinë e futbollit shqiptar

Përfitues direktë të këtij projekti janë fëmijët, por edhe prindërit, të cilët duke nisur nga muaji shtator nuk do të paguajnë më për të blerë sete uniformash për fëmijët. Fjoralba Ruço dhe Eglon Konduro, prindër të fëmijëve që luajnë me ekipe futbollin në qarku sportiv të Korçës falenderuan FSHF-në për projektin.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?