United bën gati ofertën e çmendur për të rrëmbyer Haaland
Erling Haaland është në shënjestër të klubeve më të rëndësishme të Europës, që në momentin që shkeli në Dortmund me një impakt të frikshëm golash vendimtar. Manchester United nuk arriti që të siguronte kartonin e tij vitin e kaluar, por shpreson që ta bëjë në të ardhmen.
Sipas Don Balon, Red Devils janë favoritë për ta blerë norvegjezin që në janar, duke shmangur cdo konkurrencë, janë të gatshëm të investojnë 150 milionë euro. Solskjaer pasi lejoi largimin e Romelo Lukakut mbeti pa një qendër me peshë.
Ardhja e Cavanit, jo vetëm që është në terma afatshkurtër, por nuk po jep edhe frytet e shpresuara, gjë që i bind edhe më shumë në Old Trafford të trokasin në dyert e Dortmund, për një lojtar të nivelit të lartë e ende adoleshent. Në garë për shtatlartin norvegjez janë Real Madrid edhe Juventus.