United bën gati revolucionin në merkaton e verës, ja yjet që pritet të largohen

Manchester United kërkon bëjë disa ndryshime në sezonin e ardhshëm për t’u kthyer në një ekip kompetitivë dhe pjesëmarrës në kompeticionet europiane. Përpara se bota të pushtohej nga pandemia e koronavirusit, tek “Djajtë e Duq” flitej vetëm për merkato me emra të shumtë që lidheshin për një transferim drejt “Old Trafford”. Situata ka ndryshuar pasi financat nuk janë më të sigurta edhe për një klub si United, që duhet të mendohet disa herë përpara se të lëvizë në merkato.

Pas deklaratës së shefit ekzekutiv Ed Woodward se nuk do të ketë lëvizje të çmendura, në pjesën e kuqe të Manchesterit po mendojnë strategjinë që duhet ndjekur. Kështu nga Anglia bëhet e ditur se klubi ka nxjerrë në shitje Paul Pogba dhe Jesse Lingard në mënyrë që të plotësojë shumën e duhur për të tentuar transferimin e Jadon Sancho nga Borussia e Dortmund.

Formacioni i Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë urgjente për përforcime por së pari duhet siguruar buxheti i nevojshëm. Përveç talentit anglez që luan në Bundesligë një tjetër objektiv është edhe Jack Grealish i Aston Vilës dhe Harry Kane i Tottenham.

Përveç Pogba dhe Lingard gjithashtu po parashikohet edhe shitja përfundimtare e Chris Smalling, si dhe po testohet nëse ka oferta për Marcos Rojo dhe Andreas Pereira. Për momentin duket e pamundur pista për të tentuar transferimin e Matthijs de Ligt, vetëm në rast se Juventus mund ta përfshijë në tratativën me Pogba.

SHKARKO APP