United dhe City derbi për të marrë falas mesfushorin e Juventusit

Adrien Rabiot po kalon një sezon fantastik te Juventusi, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja e tij do të jetë në Torino. Fakti që i përfundon kontrata në fundin e këtij sezon, ka bërë që shumë skuadra të nisin kontaktet me francezin.

Rabiot këtë sezon ka qenë një pikë kyçe si për Juventusin por edhe për Kombëtaren e Francës me të cilët shkoi deri në finalen e botërorit në “Qatar 2022”.

Ofertat për lojtarin 27-të vjeçar nuk mungojnë dhe për shkak të mosrinovimit të kontratës, francezi po merr në konsideratë çdo ofertë që vjen në drejtim të tij.

Dy nga ekipet që duket të jenë më të interesuara për shërbimet e Rabiot janë, Manchester City dhe Manchester United. Këta të fundit e provuan këtë transferim edhe verën e shkuar por pa arritur ta finalizonin, por duket të jenë gati të provojnë përsëri këtë merkato, por këtë herë pa kosto.

Guardiola ndërkohë e shikon si një alternativë shumë të mirë duke marrë në konsideratë faktin se në fundin e sezonit pritet të largohet Gundogan.

SHKARKO APP