United e ka seriozisht për mbrojtësin e Napolit, bën gati 60 milionë euro
Napoli pasi fitoi titullin kampion në Seria A, mund të ketë largime të shumta të titullarëve. Kim Min-Jae me shumë gjasa do të largohet nga kampionët e Italisë në fund të këtij sezoni.
Sipas “Il Mattino”, mbrojtësi korean është një hap larg transferimit te Manchester United. “Djajtë e kuq” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të fortë dhe 26-vjeçari duket se i ka plotësuar kriteret.
Manchester United do të paguajë klauzolën e lojtarit e cila është 60 milionë euro në kontratën e tij me Napolin. Kim Min-Jae do t’i japë lamtumirën klubit napolitan pas vetëm një sezoni, me të cilët u shpall kampion Italie.
Ai mund të zëvendësohet nga Giorgio Scalvini i Atalantës dhe Hiroki Ito nga Stuttgarti.