United e nis mbarë vitin 2021, i bashkohet Liverpoolit në krye (VIDEO)

Manchester United e nisi mbarë vitin 2021, pasi mposhti Aston Villën me rezultatin 2-1 në “Old Trafford”, duke marrë një 3-pikësh që e ngjit përkohësisht në krye me 33 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli.

“Djajtë e kuq” gjetën avantazhin në minutën e 40-të me anë të sulmuesit francez Anthony Martial, por miqtë rikthyen baraspeshën në minutēn e 58-të me golin e shënuar nga Traore.

Vetëm 3 minuta më vonë mesfushori francez Paul Pogba fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë fantazisti portugez Bruno Fernandes, duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?