United emëron trajnerin e ri, zgjedh një emër “brenda familjes”

Michael Carrick është emëruar trajner i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit, me klubin që pritet ta zyrtarizojë lajmin në orët në vijim.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se marrëveshja mes palëve ishte arritur që prej ditës së djeshme dhe tashmë është finalizuar në çdo detaj, përfshirë edhe përbërjen e stafit ndihmës që do të shoqërojë Carrick në këtë detyrë.

“Michael Carrick ka firmosur si trajner i ri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit. Marrëveshje verbale që prej dje, tashmë gjithçka është mbyllur, përfshirë edhe stafin. Njoftimi zyrtar nga klubi pritet së shpejti”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mesfushori legjendar i “Djajve të Kuq”, i cili ka qenë më parë pjesë e stafit teknik në “Old Trafford”, rikthehet në stol në një moment delikat për klubin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester United synon stabilitet në rezultatet e tij dhe një mbyllje sa më dinjitoze të sezonit, duke zgjedhur një figur që njeh shumë mirë ambientin dhe filozofinë e klubit.

Emërimi i Carrick shihet si një zgjidhje e përkohshme, por me peshë, teksa drejtuesit e United shpresojnë që përvoja dhe autoriteti i tij të ndihmojnë skuadrën të rikthejë qetësinë dhe vazhdimësinë në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?