United fiton me përmbysje të çmendur ndaj City-it, Pogba dopietë (VIDEO)

Manchester United i prish festën City-i në derbin e kësaj fundjavë në Premier League. Skuadra e Jose Murinjo ka arritur një përmbysje spektakolare në shifrat 3-2.

“Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 25-të me Kompany, ndërkohë që pas 5 minutash dyfishuan shifrat me Gundogan. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Paul Pogba ka përmbysur gjithçka me dy gola të shpejtë në 3 minuta.

Në minutën e 69-të, Smalling shënoi golin e tretë për United, duke përmbysur rezultatin. Në këtë mënyrë City duhet të shtyjë festën, pasi diferenca e pikëve 6 javë para fundit është 13 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?