United fiton në “frymën e fundit” ndaj West Ham dhe futet në zonën Champions (VIDEO)

Manchester United më në fund ka arritur që fitojë me shumë vuajtje ndaj West Ham në transfertë. Djajtë e Kuq iu falën një goli në sekondat e fundit.

Ekipi i Ragnick zhvilloi një tjetër ndeshje të dobët sa i përket lojës dhe asaj që prodhon në sulm. Kur u duk se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi, Cavani depërton në zonë dhe më pas shërben për Rashford, i cili e ka një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në kuadrat.

Me këtë fitore, United futet në zonën Champions, në vendin e katërt me 38 pikë, 1 më shumë se West Ham. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?