United fiton në transfertën ndaj Burnley-it, vendosin Martial dhe Rashford (VIDEO)

Manchester United ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Premier League. Skuadra e Solskjaer triumfoi 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Burnley-it.

Pas një pjesë të parë shumë të mirë, “Djajtë e Kuq” do të realizonin dy minuta nga fundi i pjesës së parë me Martial, i cili shfrytëzon më së miri një gabim të mbrojtjes vendase.

Në fraksionin e dytë vendasit tentuan që të reagonin për të barazuar rezultatin, por nuk do të arrinin. United në anën tjetër humbi një shans të artë me Marsial përballë portierit Pope. Në minutën e 5-të shtesë, Rashford realizoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Me këtë fitore United ngjitet në vendin e 5-të me 31 pikë, 1 më pak se Chelsea i vendit të katërt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP