United fiton super duelin ndaj Chelsea-t në “Old Trafford”

Manchester United ka mposhtur 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të çmendur që në pjesën e parë. Blutë mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 6-të, pasi Sanchez u ndëshkua me karton të kuq. Trajneri Maresca u detyrua të ndryshonte menjëherë, duke futur portierin rezervë Jorgensen në vend të Estevao, ndërsa pak çaste më vonë Pedro Neto u zëvendësua nga Adarabioyo. Në minutën e 14-të, “Djajtë e Kuq” shfrytëzuan menjëherë epërsinë numerike: Bruno Fernandes shënoi pas një asisti nga Dorgu.

Chelsea vijoi me zëvendësime të detyruara, duke futur Andrey Santos në vend të Palmer, duke vendosur një rekord me tre ndryshime në vetëm 21 minuta. United gjeti edhe golin e dytë me Casemiron në minutën e 37-të, por mesfushori brazilian u bë protagonist negativ pak më vonë, pasi u përjashtua me karton të dytë të verdhë në shtesën e pjesës së parë, duke rikthyer barazinë numerike.

Në pjesën e dytë, Chelsea tentoi të reagonte. Goli i Fofana u anulua për pozicion jashtë loje, por në minutën e 80-të Chalobah shkurtoi diferencën pas një krosimi të James, duke i dhënë emocion fundores. Megjithatë, më afër golit ishte sërish Bruno Fernandes për United sesa londinezët për të barazuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja u mbyll 2-1, duke i dhënë Manchester United-it fitoren e parë në një përballje të madhe këtë sezon, ndërsa Chelsea pësoi humbjen e parë në kampionat dhe tashmë është 7 pikë prapa Liverpoolit, vetëm një pikë mbi United në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?