United fitore e çmendur ndaj Brighton, arbitri jep penallti pasi kishte mbyllur sfidën (VIDEO)

Manchester United merr 3 pikët e para në këtë sezon në Premier League, por me fatin me vete. Djajtë e Kuq triumfuan 3-2 në transfertën ndaj Brighton, në një ndeshje që vendasit meritonin të paktën 1 pikë për atë që dhanë në fushë.

Brighton kaloi në avantazh 5 minuta nga fundi i pjesës së parë me Maupay. United do të reagonte shumë shpejt, teksa pas tri minutash, Dunk shënoi në portën e tij.

Në fillimin e pjesës së dytë, Rashford shënoi një gol spektakolar me disa driblime brenda zonës. Gjithsesi vendasit nuk hoqën dorë teksa do të ndaleshin 5 herë nga shtylla. Në fundin e ndeshjes, March shënoi golin e barazimit, por emocionet nuk mbaruan këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes, por më pas pa në VAR një prekje të topit me dorë, duke akorduar penallti për United, që do të kthehej në gol nga Bruno Fernandes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?