United hidhet në sulm për Vlahovic, nisin kontaktet e para
Pas zyrtarizimit të Matheus Cunha, Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri për të përforcuar repartin ofensiv, dhe në listën e dëshirave është shfaqur emri i Dusan Vlahovic.
Sipas raportimeve nga gazeta britanike “The Sun”, “Djajtë e Kuq” e shohin sulmuesin serb si një objektiv serioz për merkaton verore. Vlahovic, i cili sezonin e kaluar realizoi 10 gola në Serie A, pati një sezon me paraqitje të luhatshme, por vazhdon të mbetet një emër me potencial të madh.
Ajo që e bën tërheqës profilin e 24-vjeçarit është kombinimi i moshës së re, fizikut të fortë dhe një çmimi relativisht të përballueshëm, duke pasur parasysh faktin se ai pritet të largohet nga Juventus gjatë kësaj vere.
Megjithatë, Manchester United nuk është i vetëm në garë. Për sulmuesin serb ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane, çka pritet të e bëjë garën të ashpër.
KOHA JONË SONDAZH

