United humbet 31 milionë euro për shkak të koronavirusit

Pandemia e koronavirusit tashmë i ka kushtuar Manchester United 28 milionë paund (rreth 31 milionë euro), por ndikimi në buxhet do të jetë shumë më i madh. Vetë klubi i Premier League ngriti alarmin, duke paraqitur rezultatet e tremujorit të fundit deri më 31 mars, shkruan BBC Sport.

Drejtori financiar Cliff Baty u shpreh se duhen kthyer 20 milionë paund për të drejtat televizive. Përveç kësaj, United humbi tetë milion të tjerë në tre javët e fundit të marsit, ku u zhvilluan vetëm tre ndeshje. Gjithsej 11 ndeshje në Angli janë shtyrë për shkak të pandemisë.

United ende nuk ka përcaktuar se cila do të jetë kostoja përfundimtare e përgjithshme financiare për shkak të pandemisë, por Ed Ëoodëard, nënkryetari ekzekutiv, tha se ndikimi më i madh do të jetë i vlerësueshëm “në tremujorin aktual dhe ndoshta më tej”. Të ardhurat janë ulur 18.7% në 123.7 milionë paund. Borxhi u rrit nga 124.4 milionë paund në 429.1 milionë paund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP