United i Solskjaer i pandalshëm, “perla” e Rashford thyen Tottenhamin (VIDEO)
Manchester United nuk di të ndalet më nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer duke rrëmbyer fitoren e pestë radhazi në Premier League. “Djajtë e Kuq” triumfuan 1-0 në sfidën e luajtur në “Wembley”.
Fraksioni i parë dhuroi shumë emocione me duele të shumta në mesin e fushës, me “Spursat” që ishin më këmbëngulës, por skuadra e Solskjaer ndërkohë ishin mjaft e rrezikshme me kundërsulme. 1 minuta nga fundi i pjesës së parë, Paul Pogba dha një pasim të artë për Rashford, i cili me një veprim të bukur arriti që të mposhtë portierin Lloris.
Në pjesën e dytë ekipi i Pochettinos ishte më dominues, duke krijuar shanse të shumta shënimi, por portier De Gea ishte në një formë të jashtëzakonshme, duke evituar pësimin e golit të barazimit. Me këtë fitore Manchester United ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 6 më pak se Manchester United. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

