United jo aktive në merkato, Cristiano Ronaldo mendon transferimin te Bayerni
Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me sitatën e skuadrës së Manchester United. Sipas shtypit anglez, CR7 po mendon për një lamtumirë të bujshme, pavarësisht një viti tjetër kontratë dhe fjalëve të vlerësimit për menaxherin e ri Erik ten Hag.
Mundo Deportivo raporton se një nga idetë e kësaj vere mund të jetë transferimi te Bayerni. Bavarezët e shohin portugezin si njeriun që mund të bëjë të harrohet Leëandoëski, që mezi pret të largohet drejt Barcelonës dhe që është në thyerje të marrëdhënieve totale me klubin gjerman.
CR7 po shijon pushimet familjare dhe po ndjek me ankth merkaton e United, ende në zero në zërin e hyrjeve. Për momentin, klubi anglez po merr vetëm refuzime dhe nuk është në gjendje të mbyllë marrëveshje, si ato për sulmuesin e Ajax, Antony, apo mesfushorin e Barcelonës, De Jong.
KOHA JONË SONDAZH

