United kërkon Ancelottin, ja si projektohet me të ekipi për sezonin e ardhshëm

Ideja më e fundit e Manchester United për pankinën në sezonin e ardhshëm është një emër i madh si Carlo Ancelotti. Strategu italian pritet të largohet nga drejtimi i Real Madridit, teksa i ka ardhur një propozim menjëherë për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, atje ku do të gjejë edhe Cristiano Ronaldon.

Ardhja e italianit mund të bind sulmuesin portugez për të pranuar qëndrimin edhe në rast se nuk do të arrihet një vend në Champions League. Ancelotti sipas “The Sun” mund të luajë me skemën 4-4-2.

Në “Old Trafford” ai mund të marrë me vete nga Reali mesfushorin Toni Kroos, ndërkohë që sulmi do të formohet nga Calvert-Lewin dhe Ronaldo, të mbështetur nga Richalison. Në mbrojtje mund të afrohet Koulibaly. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United could have a different look if Carlo Ancelotti is appointed

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?