United kërkon të befasojë Newcastle, bën gati ofertën zyrtare për Sesko
E ardhmja e Benjamin Sesko duket gjithnjë e më larg Leipzig. Sulmuesi i talentuar slloven, i lindur në vitin 2003, tashmë i ka përshëndetur shokët e skuadrës dhe është pranë një transferimi në Premier League.
Sipas mediave ndërkombëtare, është Neëcastle që ka bërë hapin konkret, duke ofruar 75 milionë euro për kartonin e tij. Një ofertë e rëndësishme që, edhe pse ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga klubi gjerman, mund të tundojë drejtuesit e Leipzig, që janë nën pronësinë e kompanisë së njohur të pijeve energjike.
Megjithatë, në garë për Sesko nuk është vetëm Neëcastle. Edhe Manchester United është futur seriozisht në bisedime, duke pasur nevojë për përforcime në repartin ofensiv pas një sezoni të dështuar.
Aktualisht, vetë lojtari nuk ka shprehur publikisht ndonjë preferencë për destinacionin e tij të ardhshëm, ndërkohë që Sky Sport DE raporton se edhe “Djajtë e Kuq” pritet të paraqesin një ofertë konkrete në orët në vijim.
Gjithçka tregon se gjatë kësaj vere pritet një garë e fortë mes dy klubeve të mëdha angleze për shërbimet e Sesko, i cili është ndër emrat më të kërkuar të merkatos aktuale. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

