United lëviz më shpejt se Juventusi, bën ofertën e parë për sulmuesin e Atalantës

Rasmus Hojlund është një nga futbollistët më të kërkuar në Europë për momentin. Talenti i skuadrës së Atalantës ka përfunduar në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdha.

Manchester United sipas “The Sun”, është skuadra e parë që ka lëvizur me një ofertë prej 46 milionë eurosh, një shifër që është cilësuar si e ulët nga klubi bergamask, që nga ana tjetër kërkon 60 milionë euro.

Juventus është skuadra tjetër që është shumë e interesuar, veçanërisht nëse do të ndodhë largimi i Vlahovic, i cili gjithashtu përflitet për një transferim të mundshëm në Angli, ku United dhe Chelsea janë dy opsione të mundshme. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP