United mendon për largimin e Cristiano Ronaldos, zëvendësuesi vjen nga Anglia

Manchester United me shumë mundësi do të heqë dorë nga Cristiano Ronaldo në ditët në vijim, teksa tifozët kanë shtuar ndjeshëm presionin ndaj portugezit, pasi nuk e duan më në ekip. Si zëvendësues i tij Djajtë e Kuq kanë piketuar Marko Arnautovic.

Sipas raportimeve nga mediet britanike “Djajtë e Kuq” tashmë kanë bërë një ofertë të parë prej 9milionë euro në drejtim të Bolognas. Sulmuesi ka kontratë deri në 2024-ën me klubin italian dhe me shumë mundësi do të pranohet propozimi.

33-vjeçari ka luajtur më parë në Premier League me West Ham, ndaj ky do të ishte një rikthim në elitën e futbollit anglez për Marko Arnautovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?