United mund me poker Liverpoolin në miqësore, Ten Hag e nis me këmbën e mbarë (VIDEO)

Nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Ten Hag nën drejtimin e Manchester United. Djajtë e Kuq kanë arritur një fitore të pastër 4-0 në miqësoren ndaj Liverpoolit të luajtur në Tailandë.

Ishte një test shumë pozitiv për ekipin e ish-trajnerit të Ajaxit, që do të shënonte 4 gola, tri prej të cilëve që në fraksionin e parë. Jadon Sancho zhbllokoi shifrat që në minutën e 12-të duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së “The Reds”.

Ekipi i Klopp gaboi sërish në minutën e 33-të duke i dhënë mundësinë Fred që të shënonte me parabël. 3 minuta më pas Martial shënoi golin e tretë, ndërkohë që në pjesën e dytë do të ishte Pellistri që do të vuloste shifrat në 4-0. Një miqësore që tregon se ekipi i United i ka nisur mirë përgatitjet, ndërkohë që Liverpooli ka ende punë për të rigjetur formën më të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?