United ndalet edhe ndaj Fulham, 1 pikë në 2 javët e para

Manchester United nuk ka arritur të ringrihet pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Arsenalit, duke u ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Fulham, në stadiumin Craven Cottage.

Pavarësisht mundësive për të kaluar në avantazh, Bruno Fernandes humbi një penallti në minutën e 38-të, duke lënë rezultatin të paprekur. United arriti të gjejë golin në minutën e 58-të me Yoro, pas një pasimi të saktë nga Mbeumo, duke ndezur shpresat për një fitore.

Megjithatë, në minutën e 70-të, Smith Roëe, i asistuar nga Iëobi, shënoi golin e barazimit për Fulham, duke vulosur rezultatin 1-1 dhe duke lënë “Djajtë e Kuq” me vetëm një pikë pas dy javëve të para të Premier League. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?