United ndalet edhe ndaj West Brom, Bruno Fernandes shënon një “perlë” (VIDEO)

Manchester United bën një tjetër ndalesë në Premier League. Skuadra e Solskjaer nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi 1-1 kundër West Brom. Ky ishte barazimi i dytë radhazi pas rezultati 3-3 kundër Everton.

Djajtë e Kuq e nisën në mënyrën më të keqe ndeshjen, duke pësuar gol vetëm pas 2 minutash lojë. Mbaye Diagne i shpëton mbulimit të Lindelof, duke arritur që të shënojë me kokë.

Për të shpëtuar Manchesterin nga humbja si gjithmonë do të mendonte Bruno Fernandes. Mesfushori portugez merr një top nga krahu i majtë, duke goditur fluturimthi për ta dërguar “sferën” në trekëndësh. Ky është goli i 14-t në kampionat për Bruno Fernandes, që është golashënuesi i dytë më i mirë, me 3 gola më pak se Salah.

Në fraksionin e dytë rezultati nuk do të ndryshonte, duke marrë një barazim që bën që City të arratiset. United ka aktualisht 46 pikë në vendin e dytë, 7 më pak se “qytetarët” që ndërkohë kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP