United ndalet ndaj Southamptonit të Brojës, sulmuesi shqiptar nuk lë gjurmë (VIDEO)

Manchester United ngec sërish në barazim 1-1, këtë herë në shtëpi përballë Southamptonit, të cilët tri ditë më parë ndalën Southamptonin.  Armando Broja e nisi nga minuta e parë dhe që në minutën e dytë bëri një shpërthim të jashtëzakonshëm, duke i treguar Raphael Varane se do të jetë një 90-minutësh mjaft i vështirë.

Megjithatë “djajtë e kuq” morën avantazhin në minutën e 21-të pas një kundërsulmi të shpejtë, me Jadon Sancho që shtyu topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt të marrë nga Marcus Rashford.

Megjithatë baraspesha u vendos në fillim të pjesës së dytë dhe ishte Che Adams që mposhti portierin De Gea, ndërsa vlen të theksohet se Man. United pa t’i anuloheshin dy gola për pozicion jashtë loje, fillimisht nga Pogba e më pas Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së 24-t, Manchester United mban vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa Southampton mbetet i 10-ti me 29 pikë, shumë lart zonës së ftohtë të renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?