United ndalet ndaj Watfordit, tani vendi i katërt është në rrezik (VIDEO)
Manchester United bën një tjetër ndalesë në kampionat. Skuadra e Ragnick nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, 0-0 ndaj Ëatfordit.
Cristiano Ronaldo shpërdoroi shanse të mira shënimi së bashku me shokët e tij. Bruno Fernandes ishte një tjetër lojtar që u bë protagonist në humbjen e rasteve.
Ky barazim nuk i bën aspak punë United, që mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, por me 3 ndeshje më shumë se Arsenali, që ka vetëm dy pikë më pak. Madje mund të kalohet dhe nga Tottenhami i vendit të 7-të, nëse këta të fundit fitojnë dy duelet që kanë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

