United në kërkim të trajnerit të ri, Maresca në “pole positions”

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, Manchester United ka nisur procesin për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës. Për momentin, pankina e “Djajve të Kuq” i është besuar Darren Fletcher, i cili do ta drejtojë ekipin përkohësisht, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga drejtuesit e klubit.

Sipas asaj që raporton Gianlucadimarzio.com, në “Old Trafford” po shqyrtohen disa opsione: ose emërimi i një trajneri tranzitor deri në fund të sezonit, ose zgjedhja e menjëhershme e një profili të nivelit të lartë për të hapur një cikël të ri.

Mes emrave të përfolur ka dalë edhe ai i Enzo Marescës, i cili së fundmi është ndarë nga Chelsea. Trajneri italian po vlerësohet seriozisht nga drejtuesit e United, edhe për shkak të një lidhjeje të fortë profesionale në prapaskenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori sportiv i Manchester United, Omar Berrada, e njeh mirë Mareskën, pasi ka qenë pikërisht ai që e kishte sjellë trajnerin italian te Manchester City në të kaluarën. Ky raport mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim, teksa klubi synon të rikthejë stabilitetin dhe ambicien në një sezon të vështirë për skuadrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?