United në krizë të thellë, Solskjaer rrezikon shkarkimin

Humbja e pësuar mbrëmjen e së mërkurës në “Old Trafford” kundër Burnley (2-0) për javën e 24-t, është kthyer në çështje te Manchester United. Kundërshtarët nuk kishin fituar në fushën e Djajve të Kuq që nga viti 1962, dhe kjo është një arsye më shumë për ta analizuar edhe me më shumë kujdes këtë disfatë, ku nuk përjashtohet as mundësia e shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Strategu norvegjez, tani rrezikon shumë që me një tjetër humbje të largohet. Presioni ndaj ish sulmuesit të Manchester United është rritur së tepërmi, pasi nuk mund të tolerohet më një tjetër sezon jashtë Championsit.

United mban vendin e pestë në renditje me 34 pikë, po aq sa Tottenham dhe Wolves, por gjendet plotë -30 nga Liverpooli (që ka 64 pikë). Një diferencë që tifozët nuk mund ta kapërdijnë, duke parë rivalitetin mes tyre. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP