United nis kërkimin për pasuesin e Pogba, ja dy emrat më të përfolur

Paul Pogba me shumë mundësi do të jetë përforcimi i madh i Juventusit në merkaton e verëës. Manchester United tashmë i ka idetë e qarta për ta zëvendësuar atë.

Siç raporton “BBC”, përveç Frenkie de Jong të Barcelonës, “Djajtë e Kuq” po punojnë edhe për të tentuar një goditje të madhe, atë të Milinkovic-Savic nga Lazio.

Mesfushori serb ka qenë për disa vite nën shënjestrën e shumë klubeve të mëdha, por Lotitto ka rezistuar nga ofertat e ardhura për të, por tashmë duket se nuk do kundërshtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?