United nis të mendojë për pasuesin e Ragnick, Pochettino kandidati numër një

Ralf Rangnick do ta drejtojë Manchester United deri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që më pas pritet të marrë rolin e drejtorit sportiv.

“Djajtë e kuq” po mendojnë për trajnerin e ri dhe “The Athletic” ka publikuar një listë me kandidatë dhe Mauricio Pochettino shikohet se më i preferuari.

Emra të tjerë që lakohen janë Luis Enrique, aktualisht trajner i Spanjës, tekniku i Sevilla Julen Lopetegu dhe Erik ten Hag, i Ajaxit.

SHKARKO APP