United nuk ndalet në merkato, pranë një goditje të dyfishtë në mbrojtje

Manchester United është shumë pranë një transferimi të dyfishtë në merkaton e verës. Pas Sanchos nga Dortmundi, tashmë mund të afrohen Raphael Varane dhe Kieran Trippier.

Solskjaer ka identifikuar mbrojtjen si repartin më të dobët, teksa janë në kërkim të Varane, që shihet si partneri ideal për Varane. Heroi i Anglisë në Euro 2020 Trippier pritet gjithashtu të bashkohet nga Atletico Madrid, teksa dyshja pritet tu kushtojë rreth 75 milionë euro.

Te Atletico Madrid pritet të shkojë Lingard, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e Solskjaer, por për të duhet fituar konkurrenca me West Hem. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?