United pa Ronaldon në derbin ndaj Manchester City-it
Ralf Rangnick do të duhet të përballet pa dy qendërsulmuesit e tijndaj Manchester City-it në Etihad Stadium.
Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani nuk do të jenë në derbin e Manchester United me Manchester Cityn për shkak të dëmtimeve raporton “Goal”.
United do të përballet me City-n në orën 17:30, ndërsa diferenca mes dy skuadrave është plot 19 pikë, me kryesues të Premier League, që janë djemtë e Pep Guardiolës.
Skuadrës së Ralf Rangnick i nevojitet një fitore për të qëndruar në garë për vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

