United përgatit 6 largime në merkaton e verës, ja lista e lojtarëve

Trajneri i ri i Manchester United, Ruben Amorim, ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e skuadrës. Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike Mirror, strategu portugez ka dhënë miratimin për shitjen e gjashtë lojtarëve gjatë merkatos së verës. Qëllimi i këtij operacioni është grumbullimi i fondeve për të forcuar skuadrën me afrime të reja.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që pritet të largohen janë aktualisht të huazuar në klube të tjera, dhe Amorim nuk ka ndërmend t’i rikthejë ata në “Old Trafford”. Megjithatë, surpriza më e madhe është përfshirja në listë e dy emrave që janë ende pjesë e skuadrës aktuale: Casemiro dhe Alejandro Garnacho.

Lojtarët që pritet të dalin në shitje:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Marcus Rashford (i huazuar te Aston Villa)
  • Jadon Sancho (i huazuar te Chelsea)
  • Antony (i huazuar te Real Betis)
  • Tyrell Malacia (i huazuar te PSV Eindhoven)
  • Casemiro
  • Alejandro Garnacho

Kjo lëvizje tregon se Ruben Amorim është i vendosur të sjellë ndryshime rrënjësore në skuadrën e “Djajve të Kuq”, duke ndërtuar një ekip që përshtatet me idetë e tij taktike.

Swiss Digital Mobile Reklama
United përgatit 6 largime në merkaton e verës, ja lista e lojtarëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?