United përmbysje spektakolare ndaj Atalantës, Bayerni dhe Juvja bëjnë detyrën (VIDEO)

Mbrëmja e sotme në Champions League ka dhuruar emocione të shumta. Manchester United ia doli të merrte një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Atalantës. Italianët ishin dominues në 45 minutat e para duke shënuar dy gola me Pasalic dhe Demiral.

United u zgjua në fraksionin e dytë duke rihapur sfidën me Rashford, ndërkohë që Maguire barazoi shifrat. 9 minuta nga fundi, Cristiano Ronaldoi shënoi një supër gol me kokë, duke përmbysur gjithçka.

Juventus mori një fitore shumë të vështirë 1-0 në transfertën ndaj Zenit. Kulusevski me një gol me kokë 9 minuta nga fundi mban Juventusin në krye me pikë të plota, pra 9. Chelsea ndërkohë mori një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Malmos.

Bayerni nuk di ta gabojë, pasi mori një fitore të pastër 4-0 në transfertën e vështirë ndaj Benficës. Leroy Sane në minutën e 70-të dhe një autogol i Everton i ndryshuan rrjedhën kësaj ndeshje, ndërkohë që Lewandowski nuk mund të mungonte me një gol në fund. Sane realizoi golin e katërt dhe të dytin personal./Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP