United pësoi humbjen e parë me Carrick, reagon trajneri: Disfatë që dhemb!

Seria pozitive e Manchester United nën drejtimin e Michael Carrick u ndërpre pas shtatë ndeshjesh pa humbje. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 2-1 në transfertë nga Newcastle United, në një takim që u vendos vetëm në minutën e fundit.

Skuadra nga Manchester mbeti me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë, pasi Ramsey u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë. Në minutën e 90-të, vendasit gjetën golin e fitores me sulmuesin e futur nga stoli, William Osula, duke i dhënë fund serisë pozitive të ekipit të Carrick. Pas ndeshjes, trajneri i United nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin.

“Natyrisht që jam i zhgënjyer. Shumë i zhgënjyer. Dhemb një humbje e tillë. Kemi ardhur këtu në formë shumë të mirë dhe synonim të merrnim diçka nga kjo ndeshje, nëse jo ta fitonim. Mënyra si përfundoi takimi na lë të hidhëruar. Mund të bëjmë shumë më mirë”, deklaroi Carrick.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, trajneri anglez theksoi se skuadra ka arritur të ndërtojë një pozicion të qëndrueshëm në renditje falë rezultateve të fundit. “Kemi arritur një pozicion të mirë dhe të denjë falë paraqitjeve dhe rezultateve që kemi marrë deri tani, ndaj kjo humbje dhemb edhe më shumë”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht disfatës, Manchester United mbetet në vendin e tretë të Premier League me 51 pikë, në kuotë të barabartë me Aston Villa, por përpara falë diferencës së golave.

Që nga marrja e drejtimit të skuadrës në mes të janarit, Carrick ka arritur rezultate shumë pozitive me 6 fitore dhe një barazim në 7 ndeshjet e para, duke sjellë një rritje të dukshme në renditje krahasuar me periudhën e ish-trajnerit Ruben Amorim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?