United pëson humbje turpëruese, Chelsea ndalet ndaj ekipit të Brojës
Manchester United nuk arrin të dalë dot nga kriza as nën drejtimin e Amorim. Djajtë e Kuq pësuan një disfatë 0-3 në shtëpi ndaj Bournemouth.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Huijsen zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Kluivert dhe Semenyo shënuan dy golat që vulosën suksesin.
Chelsea i dha fund serisë së fitoreve radhazi, duke u ndalur në një barazim pa gola në transfertën ndaj Everton. Armando Broja e ndoqi ndeshjen nga tribunat e stadiumit, pasi rregullorja e transferimit në formë huazimi e ndalon që të aktivizohet ndaj ish-ekipit. /R.Lika-Koha Jonë/