United pëson një nga humbjet më të rënda në histori, eliminohet në Kupë nga ekipi i kategorisë së katërt
Mbrëmje e pabesueshme në Blundell Park, ku Manchester United ka përjetuar një nga turpet më të mëdha të viteve të fundit në 1/32-at Carabao Cup.
Grimsby, skuadra modeste e kategorisë së katërt angleze, e nisi ndeshjen në mënyrë sensacionale, falë golave të Vernam dhe Warren, të cilët u shndërruan në heronjtë e pjesës së parë, duke dërguar vendasit në avantazh 2-0.
Në pjesën e dytë, Mbuemo u bë protagonist duke ngushtuar diferencën dhe duke rihapur shpresat e “Djajve të Kuq”. Kur dukej se gjithçka kishte marrë fund, në minutat shtesë, Harry Maguire shënoi golin e barazimit 2-2, duke çuar ndeshjen në serinë dramatike të penalltive.
Seria e goditjeve nga pika e bardhë ishte e pafund, me plot 23 penallti të ekzekutuara. Portieri i Grimsby-t, Pym, u bë hero duke ndalur goditjen e Matheus Cunha, ndërsa edhe Mbuemo gaboi në moment vendimtar. Në fund, Grimsby siguroi kualifikimin historik, ndërsa Manchester United u eliminua në mënyrë shokuese.
KOHA JONË SONDAZH

