United piketon yllin e Juventusit për sezonin e ardhshëm

Te Manchester United nuk besojnë më tek objektivi Champions League, ndërsa Erik Ten Hag së fundmi ka piketua një lojtar të Juventusit. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë dhe numërojnë 6 pikë më pak e një ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të katërt.

Holandezi Ten Hag, i cili pret verën për të nisur punë si trajneri i ri i United, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me agjentin e Paulo Dybala, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi.

Ten Hag e pëlqen shumë 28-vjeçarin argjentinas dhe e konsideron mundësi tepër të mirë afrimin e tij pa shpenzuar asnjë cent për kartonin. Kujtojmë që tri vite më parë Dybala ishte shumë pranë transferimit te United në një shkëmbim me Lukakun, por lëvizja dështoi në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?