United prezanton fanellat e reja me “ngjyrosje hapësinore” (FOTO LAJM)
Manchester United ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21, të cilën do të kenë mundësi ta veshin në Ligën e Kampionëve, pasi “Djajtë e Kuq” siguruan kualifikimin pas vendi të tretë në Premierligë.
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka theksuar ADN-në e klubit që nga ardhja e tij në Old Trafford dhe dizajni i fundit i “Djajve të Kuq” nga Adidas e ka pasur synim të mos ikë nga tradita e klubit anglez.
“Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur ‘ngjyrosje hapësinore’ që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.