United rigjen fitoren në kampionat, Ronaldo shënon golin e parë në vitin 2022 (VIDEO)

Manchester United i dha fund serisë barazimeve radhazi në kampionat. Ekipi i Ralf Rangnick fitoi 2-0 në “Old Trafford” përballë Brighton, duke u ngjitur përkohësisht në vend të katërt me 43 pikë, dy më shumë se Ëest Ham.

Cristiano Ronaldo gjeti golin e parë me United për vitin 2022. Ylli portugez finalizoi një aksion të bukur në minutën e 51-të, me një goditje në hyrej të zonës.

Brighton luajti me 10 lojtarë prej minutës së 54-t. Dunk u ndëshkua me karton të verdhë, por arbitri ndryshoi mendim pasi pa pamjet në VAR dhe largoi mbrojtësin me të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, ekipi mik rrezikoi deri në fund të gjente golin e barazimit, duke goditur edhe traversën në minutën e 78-të me anë të Jakub Moder. Në fundin e ndeshjes Bruno Fernandes shënoi dhe golin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?