United thuajse jashtë Championsit në sezonin e ardhshëm, mundet nga Evertoni (VIDEO)

Manchester United merr një tjetër goditje të rëndë për shpresat e fundit për të qenë në zonën Champions. Djajtë e Kuq pësuan një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj Evertonit.

Goli i vetëm do të shënohej në minutën e 27-të nga Gordon, i cili do të ndihmohej dhe nga një devijim i mbrojtësit Maguire, që nxori jashtë trajektores portierin De Gea.

United tentoi të reagonte me Ronaldon dhe Rashford, por portieri Pickford ishte në një ditë mjaft të mirë. Skuadra e Lampard me këtë fitore mbetet në vendin e 17-të me 28 pikë, 4 më shumë se Burnley. United ndërkohë mban vendin e 7-të me 51 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?