United turpërohet në transfertën ndaj Brentfordit (VIDEO)
Manchester United pëson humbjen e dytë në dy javët e para të kampionatit. Pas Brighton, skuadra e Ten Hag është turpëruar 4-0 në transfertën ndaj Brentfordit.
Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në 35 minutat e para. Da Silva dhe Jensen përfituan nga përgjumja e mbrojtjes së United. Makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 35-tën realizoi edhe Mbuemo.
Në pjesën e dytë të sfidës, United dominoi në lojë, por nuk mundi që të çante mbrojtjen e Brentford dhe si pasojë kjo përballje u mbyll me rezultatin 4-0.
KOHA JONË SONDAZH

